Aksident i rëndë në SHBA, shoferi i dehur përplaset me 8 automjete! Vdesin 3 persona
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Ontario. Një person me origjinë nga India shkaktoi përplasjen e tetë automjeteve, në një nga autostradat kryesore të Ontarios
. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.
Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet policore arrestuan shoferin, 21-vjeçarin Jashanpreet Singh me origjinë indiane, i cili ishte nën ndikimin e drogës në kohën e aksidentit.
Zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thanë se Singh ndodhej ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në kohën e aksidentit. Ai kishte hyrë në SHBA pa dokumente ligjore që në vitin 2022.
Policia tha se dy persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në spital, ku njëri ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Singh do të përballet me akuza për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe vrasje të rëndë nga pakujdesia nën ndikimin e drogës. Ai mbetet në paraburgim dhe pritet të paraqitet në Gjykatën Supreme.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset