Trump gati t’i jap Ukrainës dërgesën Patriot për luftën kundër Rusisë

23 Tetor 2025 | 22:15

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë “dritën jeshile” transferimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev.

Kështu është bërë me dije nga kreu i zyrës presidenciale, Andriy Yermak, në një intervistë me RBC.

“Gjëja më e rëndësishme është që Trump ka dhënë dritën jeshile, kështu që çështjet në këtë drejtim janë kryesisht teknike”, ka deklaruar kreu i zyrës presidenciale ukrainase.

Sa i përket Tomahaëks, “dialogu është duke vazhduar dhe nuk do të thoja se kjo derë është e mbyllur”, shtoi ai.

SHBA-të kanë njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse Rosneft dhe Lukoil – në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën për të negociuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

“Sa herë që flas me Vladimirin, zhvilloj biseda të mira dhe pastaj ato nuk çojnë askund. Ato thjesht nuk shkojnë askund”, tha Presidenti Donald Trump, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për të diskutuar negociatat e paqes.

Njoftimi për sanksionet erdhi një ditë pasi Trump tha se një takim i planifikuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Budapest do të shtyhej për një kohë të pacaktuar.

Më herët, Rusia nisi një bombardim intensiv mbi Ukrainën që vrau të paktën shtatë persona, përfshirë fëmijë.

Sekretari i Thesarit të SHBA-ve, Scott Bessent, tha se sanksionet e reja ishin të nevojshme për shkak të “refuzimit të Putinit për t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë”.

Ai tha se këto kompani nafte financojnë “makinën e luftës” të Kremlinit.

“Tani është koha për të ndaluar vrasjet dhe për një armëpushim të menjëhershëm”, tha Bessent në një deklaratë.

Duke folur përkrah Rutte në Zyrën Ovale të mërkurën, Trump kritikoi Putinin për mosqenien serioz në lidhje me bërjen e paqes dhe tha se shpresonte që sanksionet do të ndihmonin në nxitjen e një përparimi.

“Thjesht ndjeva se ishte koha. Pritëm shumë kohë”, tha Trump.

Ai e quajti paketën e sanksioneve “të jashtëzakonshme” dhe shtoi se shpresonte që ato të mund të tërhiqeshin shpejt nëse Rusia pranon të ndalojë luftën.

Rutte gjithashtu vlerësoi veprimin, duke thënë se po “ushtronte më shumë presion” mbi Putinin.

“Duhet të ushtrosh presion dhe kjo është pikërisht ajo që bëri ai sot”, tha Rutte.

Ky veprim vjen ndërsa dallimet kryesore midis propozimeve të SHBA-ve dhe Rusisë për paqe u bënë gjithnjë e më të qarta këtë javë.

Trump ka treguar se një pikë kyçe ngërçi ka qenë refuzimi i Moskës për të ndaluar luftimet përgjatë vijës aktuale të frontit.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të ende donin të takoheshin me Rusinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026