Moment historik në Vatikan, Mbreti Çarls dhe Papa Leo lutje në Kapelën Sistine
Mbreti dhe Papa Leo u lutën së bashku në një moment historik, që shënon herën e parë që një monark dhe një papë anglez u takuan për një rast të tillë që kur Kisha e Anglisë u nda nga Roma.
Çarlsi u pa duke u lutur me Papën në Kapelën Sistine, ikonike me afresket e Mikelanxhelos, i ulur pranë gruas së tij, Mbretëreshës, e cila e shoqëroi në vizitën e shkurtër shtetërore në Vatikan.
Ishte hera e parë që një monark anglez dhe Papa u bashkuan për lutje në 500 vjet, që nga Reformimi në vitin 1534, kur Mbreti Henri VIII shpalli veten kreun e Kishës së Anglisë dhe shkëputi autoritetin papnor të Kishës Katolike Romake.
Shërbesa në Kapelën Sistine – ku zakonisht zgjidhet Papa – ishte ekumenike, që do të thotë se ishte një shërbesë e përbashkët anglikane dhe katolike.
Lutja u drejtua jo vetëm nga Papa Leo, por edhe nga Stephen Cottrell, Kryepeshkopi i Jorkut dhe peshkopi i dytë më i lartë në Kishën e Anglisë.
Para lutjes, Mbreti dhe Mbretëresha patën një audiencë private me Papën amerikan, i cili u zgjodh në maj pas vdekjes së Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë në moshën 88 vjeç në prill.
Me mbërritjen në Vatikan, çifti mbretëror u fotografua duke qëndruar mbi një qilim të kuq, ndërsa u intonua himni kombëtar, përballë Gardës Zvicerane, ushtria më e vogël në botë. Mbretëresha mbante një veshje të zezë me mantil të përputhshëm dhe një vello me dantella, sipas traditës për gratë gjatë shërbesave katolike.
Pak veta e dinë se veshja e mantilës – ose një shami mbi kokë – mbetet protokoll për dinjitarët femra gjatë takimit me Papën.
Pas lutjes, Mbreti dhe Papa zhvilluan një takim privat mbi mbrojtjen e mjedisit, ndërsa Mbretëresha vizitoi Kapelën e Shën Palit në Qytetin e Vatikanit.

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në