SHBA-ja, Franca dhe Britania kritika Bashar al-Assad për zgjedhjet presidenciale në Siri

26 Maj 2021 | 13:00

Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Siri, ku qytetarët do të vendosin nëse do të votojnë për herë të katërt për presidentin Bashar al Assad, i cili është në pushtet prej 21 vitesh, zgjedhje të cilat kritikohen nga Perëndimi.

Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara në një deklaratë të publikuar një ditë më parë kanë kritikuar udhëheqësin Bashar al-Assad, se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe as të drejta.

“Ne denoncojmë vendimin e regjimit të Assadit për të mbajtur zgjedhje jashtë kornizës së përshkruar në Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ne mbështesim zërat e të gjithë sirianëve, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile dhe opozitën Siriane, të cilët kanë dënuar procesin zgjedhor si të paligjshëm”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara dhe katër shtetet evropiane thanë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të mblidhen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë sirianët duhet të lejohen të marrin pjesë.

“Pa këto elemente, këto zgjedhje të manipuluara nuk paraqesin ndonjë përparim drejt një zgjidhje politike”,  thuhet më tej në deklaratë.

Duke hedhur votën e tij, Assad është shprehur se pikëpamjet perëndimore mbi zgjedhjet siriane nuk kanë asnjë vlerë.

Sipas qeverisë siriane zgjedhjet tregojnë se Siria po funksionon normalisht përkundrejt një lufte një dekadëshe, por opozita dhe kombet perëndimore e shohin atë si thjesht kontrollim të në pushtetit nga Assadi.

Assad për herë të parë mori pushtetin në vitin 2000 pas vdekjes së babait të tij Hafez, i cili qeverisi vendin për 30 vjet.

Qeverisja e Assad është përshkruar nga një luftë dhjetëvjeçare që shpërtheu pas protestave paqësore kundër sundimit të tij autoritar në 2011.

Gjatë konfliktit janë vrarë me qindra mijëra njerëz dhe janë dëbuar 11 milionë shtetas nga shtëpitë e tyre, rreth gjysma e popullsisë së vendit.

Dy kandidatët e tjerë në zgjedhje janë ish-zëvendës ministri i kabinetit Abdallah Saloum Abdallah dhe Mahmoud Ahmed Marei, kreu i një partie të vogël.

LEXONI GJITHASHTU:

Arrestimi i gazetarit Roman Protasevich, Lukashenko kritikon Perëndimin

Shefi i Hezbollahut në Liban thotë se sulmet ndaj Jeruzalemit nënkuptojnë luftë rajonale

Linjat ajrore shmangin hapësirën ajrore bjelloruse, asnjë reagim nga Lukashenko

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026