Tokio dhe SHBA rrisin praninë ushtarake në rajon, shtojnë stërvitjet e përbashkëta
Tokio dhe Uashingtoni planifikojnë të rrisin praninë e tyre ushtarake në rajon dhe të përshpejtojnë stërvitjet e përbashkëta, tha Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, pas bisedimeve me homologun e tij amerikan, Pete Hegseth.
Ndërkohë, Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, theksoi se ai dhe Hegseth kishin rënë dakord gjithashtu për të rritur bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë ndarjen e të dhënave me aleatë si Koreja e Jugut, Australia dhe Filipinet.
“Forcimi i aleancës më të madhe në botë, aleancës japonezo-amerikane – para së gjithash kërkon përmirësimin e strukturës së komandës së ndërsjellë, rritjen e pranisë sonë të përbashkët, në rajonin Indo-Paqësor, dhe intensifikimin e stërvitjeve ushtarake”, tha ai.
Sakaq, Koizumi theksoi se këto ishin prioritetet e aleancës japonezo-amerikane që Forcat Japoneze të Vetëmbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të SHBA-së do t’i zbatonin së bashku.
LEXONI GJTIHASHTU:
Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran
Plani i ri i mbrojtjes në Britani, Starmer shpalos programin e investimeve para largimit nga detyra
Kongo raporton më shumë se 1,300 raste me Ebola: OBSH-ja bën thirrje për kujdes
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran
- 09:44 Plani i ri i mbrojtjes në Britani, Starmer shpalos programin e investimeve para largimit nga detyra
- 09:41 Kongo raporton më shumë se 1,300 raste me Ebola: OBSH-ja bën thirrje për kujdes
- 09:39 NASA: 60,000 ndërtesa mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar nga tërmeti në Venezuelë
- 09:36 Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet