Incident në një tempull në Indi, humbin jetën 9 persona, plagosen 19 të tjerë
Një rrëmujë në një tempull të njohur hindu në Indinë jugore ka lënë të paktën nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Incidenti ndodhi të shtunën në tempullin Swamy Venkateswara në distriktin Srikakulam të shtetit Andhra Pradesh, ku qindra besimtarë ishin mbledhur për të festuar një nga ditët më të shenjta të hinduizmit, “Ekadashi”.
Në këtë ditë, besimtarët agjërojnë dhe i luten Zotit Vishnu, një nga hyjnitë kryesore të panteonit hindu. Nga të vdekurit, tetë janë gra dhe një është fëmijë. Gjithashtu bëhet me dije se 16 persona janë plagosur dhe po trajtohen në një spital lokal.
20 persona të tjerë janë në gjendje shoku dhe po monitorohen. Kryeministri Narendra Modi u zotua për masa të rrepta kundër atyre që janë përgjegjës për rrëmujën vdekjeprurëse dhe urdhëroi një hetim mbi incidentin.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha