SHBA sulmon një tjetër anije me drogë në Karaibe, të vrarë
Me urdhër të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Departamenti i Luftës i SHBA-së kreu sot një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje tjetër trafikimi narkotikësh të operuar nga një organizatë e përcaktuar si terroriste (DTO) në Karaibe.
“Kjo anije, e cila, sipas inteligjencës sonë, është e përfshirë në kontrabandën e paligjshme të narkotikëve, po lundronte në një rrugë të njohur droge dhe po transportonte drogë. Tre burra ishin në bord gjatë sulmit, i cili u krye në ujëra ndërkombëtare. Të tre terroristët u vranë dhe asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u plagos në këtë sulm”, njoftoi Pentagoni në llogarinë e tij në rrjetin X.
Në njoftim thuhet se “narko-terroristët po sjellin drogë në SHBA për të helmuar amerikanët”.
“Nuk do të funksionojë. Ministria do t’i trajtojë ata në të njëjtën mënyrë siç e trajtuam Al Kaedën. Ne do të vazhdojmë t’i gjurmojmë, hartëzojmë, kërkojmë dhe vrasim ata”, tha Pentagoni në një deklaratë.
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre