Trump përgatit Pentagonin për sulme ushtarake në Nigeri
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka urdhëruar Departamentin e Luftës që të përgatitet për aksione të mundshme ushtarake në Nigeri, teksa vazhdon ta akuzojë vendin afrikan se nuk po bën mjaftueshëm për të ndalur dhunën ndaj popullsisë së krishtere.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ku kritikoi atë që e quajti “kasaphana” e të krishterëve në vend, Trump bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara do ta ndërpresin menjëherë të gjithë ndihmën dhe asistencën për Nigerinë dhe e paralajmëroi vendin të veprojë shpejt.
“Shtetet e Bashkuara mund të shkojnë menjëherë në këtë vend fatkeq, ku armët shpërthejnë, për të përfunduar asgjësimin e terroristëve islamikë që po kryejnë këto masakra të tmerrshme”, deklaroi Trump.
Si të krishterët edhe myslimanët kanë qenë viktima të sulmeve të radikalëve islamikë në vendin me 230 milionë banorë. Aktet e dhunës udhëhiqen nga faktorë të ndryshëm: disa incidente janë me motive fetare dhe prekin të dyja grupet, ndërsa të tjerë vijnë si pasojë e përplasjeve mes fermerëve dhe barinjve për shkak të burimeve të kufizuara, si dhe për shkak të tensioneve ndëretnike.
Edhe pse të krishterët janë viktima të dhunës, të dhënat lokale tregojnë se shumica e viktimave janë myslimanë që jetojnë në veriun me shumicë islamike të Nigerisë.
“Nëse ne sulmojmë, sulmi ynë do të jetë i shpejtë, i ashpër dhe i ëmbël, ashtu si ai i terroristëve ndaj të krishterëve tanë”, tha më tej Trump.
Nuk vonoi përgjigjja e sekretarit të Luftës, Pete Hegseth: “Si urdhëroni!”, u përgjigj ai.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta