Johnson mohon pretendimet se mijëra persona ndërruan jetë nga COVID-19 për shkak të strategjisë së gabuar të qeverisë
Kryeministri britanik Boris Johnson tha të enjten se pretendimet e ish-këshilltarit të tij Dominic Cummings se “dhjetëra-mijëra persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërruar jetë nga COVID-19 për shkak të përgjigjes së vonuar të qeverisë”, ishin të pavërteta.
Pyetur nëse ai ishte dakord me deklaratat e bëra një ditë më parë nga Cummmings, Johnson tha: “Jo, nuk mendoj njëlloj, por patjetër ky ka qenë një rrugëtim me shumë vendime të vështira, asnjë prej të cilave nuk janë marrë lehtësisht”.
“Jemi udhëhequr nga vendosmëria për të ruajtur jetët e qytetarëve dhe për t’u kujdesur që spitalet të mos mbingarkoheshin”, tha kryeministri Johnson.
Gjatë një dëshmie në parlament që zgjati rreth shtatë orë, Cummings ngriti një sërë pretendimesh mbi përgjigjen e qeverisë të drejtuar nga Boris Johnson për sa i përket trajtimit të pandemisë, ku ai gjithashtu tha se kryeministri Johnson nuk ishte i denjë për të drejtuar vendin.
“Disa nga komentet qe kam dëgjuar nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe ajo çfarë qytetarët duan është që vendi jonë të dalë nga kjo periudhë shumë e vështirë për të gjithë”, tha kryeministri britanik në përgjigje të deklaratave të Cummings.
Johnson gjithashtu tha se aktualisht rastet e reja të COVID-19, përfshirë ato me variantin e ri të identifikuar në Indi, po rriteshin dhe se duhet të prisnin pak më gjatë për të vendosur për lehtësimin apo jo të masave.
Lexoni gjithashtu:
- Ish-këshilltari i Johnson: Britania e humbi kontrollin e strategjisë kundër COVID-19
- Franca vendos karantinë të detyrueshme për të gjithë udhëtarët nga Britania
- SHBA-ja, Franca dhe Britania kritika Bashar al-Assad për zgjedhjet presidenciale në Siri
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti