Robert De Niro mbështet Mamdanin: Është koha të rimarrim atdheun tonë

7 Nëntor 2025 | 13:02

Aktori amerikan me famë ndërkombëtare, Robert De Niro, mori në Romë çmimin më të famshëm të bashkisë së kryeqytetit italian, “Ujku i Kapitolit”.

Ceremonia, me vendim të kryetarit të bashkisë Roberto Gualtieri, u mbajt në një mënyrë veçanërisht modeste, në shenjë respekti për vdekjen e Oktay Stroici, punëtorit që humbi jetën të hënën e kaluar për shkak të shembjes së një pjese të “Kullës së Kontëve”.

“Roma nuk është një qytet, është një vepër arti e gjallë. Çdo rrugë, çdo gur, çdo pjatë tregon një histori. Të marrësh njohje në këtë kryeqytet, i cili i ka dhënë kaq shumë botës dhe kulturës, kinemasë dhe bukurisë, është vërtet prekëse”, tha De Niro. “Roma është pak si Hollywood, por nuk duhet të harrojmë se është unike”, shtoi ai.

Ylli 82-vjeçar i filmit – i cili është me prejardhje italiane – iu referua gjithashtu fitores së fundit të Zoran Mamdanit në zgjedhjet për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut.

“Njerëzit po fillojnë të kuptojnë sa serioze është situata. Me zgjedhjen e Mamdanit, është koha ta rimarrim vendin tonë. Duhet të heqim qafe këtë president të tmerrshëm sepse unë, si amerikan, ndihem shumë i turpëruar duke e ditur se përfaqësohem nga një person i tillë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026