Tushi për abuzimet ndaj të miturve: Ky nivel i lartë i pedofilisë duhet trajtuar si ‘turp kombëtar’
Sociologu i njohur Gëzim Tushi thotë se ngacmimet apo abuzimet seksuale ndaj të miturve ndodhin për arsye të ndryshme.
I pranishëm në studion “Ilva Now”, z. Tushi u shpreh se një ndër problemet që kanë familjet shqiptare është mungesë e komunikimi me fëmijët e tyre.
Sipas tij, detyra prindërore është që t’u mësojnë fëmijëve kulturën e denoncimeve nëse vërejnë se bien “viktimë” e ngacmimeve seksuale.
“Fenomeni është kompleks dhe shkaqet janë komplekse. Shqipëria e ka pasur fenomenin e pedofilisë më të rrallë, pasi fëmijët i kanë qenë më të mbrojtur. Ka një rënie të strukturave fondamentale të sigurisë. Nëse familja nuk flet dhe nuk e mban afër…..fëmijëve duhet t’u mësojnë kulturën e denoncimit”, tha ai.
Ai u shpreh kritik edhe për shkollat, ku tha se nuk flitet aq sa duhet për çështjet e seksualitetit.
“Ligjërimi për sekusualitetin në shkollë duhet të flitet. Ne akoma kemi tabu dhe kjo mungesë e edukimit nga dy institucione sikurse janë shkolla dhe familja, ju garantoj se ne do kemi parë raste të tilla, sepse ne nuk e mund të vendosim policë pas çdo fëmije. Në duhet të mësojmë fëmijëve që të ngrenë digën mbrojtëse për ta kuptuar se kur kërcënohet”, tha ai.
Për sociologun Gëzim Tushi, nivel i lartë i pedofilisë duhet trajtuar si “turp kombëtar”, ndërsa kritikoi institucionet shtetërore me argumentin se nuk kanë bërë sa duhet për parandalimin e sulmeve seksuale.
“Ky nivel i lartë i pedofilisë është një turp kombëtar. Ne duam reagim qytetar, ata qindra sa ishin, ishte një masivitet dhe ai ishte një reagim qytetar. Ai prodhoi një presion social. Rasti i vajzës [Rrëshen] që është përdhunuar duhet të kthehet në një çështje alarmi”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset