Ashpërsohet retorika SHBA-Kinë për origjinë e COVID, Biden: Do publikoj raportin
Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë përplasur sërish lidhur me hetimin e dytë të agjencive amerikane të inteligjencës mbi origjinën e coronavirusit.
Një ditë pasi presidenti Joe Biden njoftoi publikisht vendimin e tij, Pekini zyrtar ka reaguar duke deklaruar se Amerika nuk ka interes të kryejë një studim shkencor mbi origjinën e COVID-19, por synon të politizojë hetimin në dëm të Kinës.
“Synimi i tyre është ta përdorin pandeminë për të vazhduar stigmatizimin, manipulimin politik dhe për t’ua hedhur fajin të tjerëve, me qëllim që të mbulojnë dështimet e tyre”, tha Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.
Zëdhënësi ka shtuar gjithashtu se historia e errët e agjencive amerikane të inteligjencës është ende në mendjet e njerëzve, duke iu referuar konstatimeve të pavërteta që dolën lidhur me armët e shkatërrimit në masë në Irak, që sipas palës kineze, ishin vetëm një justifikim për të pushtuar vendin.
Teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë bëhet gati për të nisur fazën e dytë të studimeve mbi origjinën e COVID-19, Kina ka qenë nën presion për t’u dhënë hetuesve më shumë akses për shkak të dyshimeve se virusi rrodhi nga laboratori i specializuar në qytetin e Ëuhanit.
Nga ana e saj, Kina ka mohuar vazhdimisht përgjegjësinë e laboratorit, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera për keqinformim.
Por të enjten, kur u pyet nga gazetarët, presidenti Joe Biden deklaroi se ka gjasa që ta publikojë raportin që do të hartojnë shërbimet e inteligjencës.
“Po. Veç nëse ndodh diçka e paparashikueshme”, Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.
Administrata e kaluar amerikane e drejtuar nga ish-presidenti Donald Trump, akuzoi gjithashtu Kinën si përgjegjëse për shpërndarjen e COVID-19.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh