Trump i kërkon presidentit izraelit ta falë Netanyahun
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e ka pranuar një letër nga presidenti amerikan, Donald Trump, në të cilën ai i bëri thirrje ta shqyrtojë mundësinë e faljes për kryeministrin Benjamin Netanyahu, njoftoi të mërkurën zyra e Herzogut.
Netanyahu po përballet tash e një kohë të gjatë me një proces gjyqësor për korrupsion, dhe Trump ka bërë thirrje vazhdimisht që aleati i tij i ngushtë të falet. Netanyahu i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.
“Derisa e respektoj plotësisht pavarësinë e sistemit gjyqësor të Izraelit, unë besoj se ky ‘rast’ kundër Bibit, i cili ka luftuar përkrah meje për një kohë të gjatë – përfshirë edhe kundër armikut shumë të ashpër të Izraelit, Iranit – është ndjekje penale politike dhe e paarsyeshme”, thuhet në letrën e Trumpit, sipas zyrës së Herzogut.
Zyra sqaroi se kushdo që kërkon falje presidenciale duhet ta dorëzojë një kërkesë formale në përputhje me procedurat e përcaktuara.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta