Muzetë dhe galeritë më të reja të artit, që ju presin fill pas lehtësimit të masave anti-COVID
Hapja e një galerie apo muzeu të ri gjithmonë do të mbetet një ngjarje madhore për çdo qytet në botë. Sidomos kur merr parasysh faktin se i janë dashur vite për t’u zhvilluar nga një ide në skicën e një arkitekti, në një gjigand të gjallë që merr frymë.
Gjatë pandemisë së COVID-19, hapësirat artistike që mezi prisnin të inauguroheshin kanë patur një publik të vogël, gjithmonë nëse janë hapur.
Ky artikull i Euronews do të eksplorojë një listë muzesh dhe galerish që të gjithë duhet t’i vizitojnë sapo masat e pandemisë të lehtësohen, bashkë me udhëtimet ndërkombëtare.
Bourse de Commerce, Paris

Bourse de Commerce, që dikur ka funksionuar si një bursë në tregun e aksioneve, tashmë i është bashkuar listës së ndërtesave të vjetra nëpër botë, të cilave po u jepet jetë, duke u kthyer në hotele, shtëpia apo hapësira kulturore.
Pas restaurimit që e ka kthyer atë në lavdinë e saj të mëparshme, pas dekadash të lënë në harresë, hapësira e re multi-funksionale e kthyer në galeri, gjendet e mveshur nën një kupolë spektakolare të shekullit të 19-të, dhe do të jetë tashmë shtëpia e mbi 5,000 veprave të artit modern, pjesë e Koleksionit Pinault.
Data e inaugurimit të kësaj galerie këtë vit mbetet ende për t’u konfirmuar dhe do të varet më së shumti prej lirimit të masave nga qeveria Franceze.
Grand Egyptian Museum dhe NMEC, Kairo

Nën vëzhgimin therës të Sfinksit dhe piramidave që ndodhen fare pranë, punimet për Grand Egyptian Museum në Giza janë pranë përfundimit. Ai premton të jetë muzeu më domethënës dedikuar artefakteve arkeologjike, duke eklipsuar kështu Muzeun Akropolis në Athinë që u hap më tepër se një dekadë më parë.
Data e hapjes u shty nga Prilli i vitit të kaluar dhe është ende në pritje për vitin 2021, si pasojë e pandemisë që do të thotë se vizitorëve të tokës së faraonëve do t’ju duhet të presin edhe pak, për të parë koleksionin e kompletuar të thesareve të varrit të Tutankhamen.
Ama, s’do t’ju duhet të prisni për të parë Muzeun Kombëtar të Civilizimit Egjiptian (NMEC), i cili i hapi dyert në 4 Prill. Paç kas se muzeu ka qenë i hapur pjesërisht që nga viti 2017-të, hapja gala këtë vit përfshiu një ekspozitë udhëtuese të objekteve të mumifikuara të 22 mbretërve dhe mbretëreshave të lashtësisë – e titulluar “Parada e Florinjtë e Faraonëve” – nga rrugët e Kairos deri në shtëpinë e tyre të re në Giza.
Humboldt Forum, Berlin

Gjenden shumë pak qytete në botë ku historia e shkruar është po aq ekspansive sa në Berlin. Si pasojë e luftës dhe përçarjeve, betoni brutal tashmë gjendet krah për krah me ndërtime neoklasike dhe moderniste.
Ndaj edhe nuk është çudi që hapësira kulturore më e re në Berlin nuk sjell së bashku vetëm historinë po edhe funksionet. I përbërë nga pjesë të restauruara ose rindërtuara të një pallati të stilit Barok që u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe një fasadë krejt moderne, muzeu i ri Humboldt Forum, e percepton veten si përgjigjen e Gjermanisë ndaj Luvrit Francez.
Duke bërë së bashku koleksione nga institucione të tjera në një hapësirë të vetme, Forum-i po thyen tabutë e një muzeu tradicional.
I hapur gjatë një ceremonie virtuale pa shumë zhurmë në Dhjetor 2020, ndërtesa me vlerën €670 milion euro, është ende në pritje të lehtësimit të masave për të hapur dyert zyrtarisht ndaj vizitorëve.
Muzeu Kombëtar i Muzikës Afrikano Amerikane, Nashville

Nashville njihet si zemra e muzikës country. Por qendra vitale e qytetit, është tashmë edhe shtëpi e një prej muzeve më domethënës të muzikës; i vetmi në botë i dedikuar tërësisht celebrimit dhe informimit mbi zhanret e shumta muzikore të krijuara dhe influencuara nga Afrikano-Amerikanët.
Që prej hapjes së tij vjeshtën e shkuar, ekspozitat e kuruara në mënyre fenomenale të NMAAM, i japin mundësinë vizitorëve të përfshihen tërësisht në historinë e muzikës jazz, blues, hip hop si dhe 50 zhanre më pak të njohur të cilët kanë patur pionier, muzikantë nga komuniteti Afrikano Amerikan.
Munchmuseet, Oslo

Edhe pse së fundmi është bërë pjesë e diskutimeve të zjarrta rreth dizajnit dhe lokacionit së tij, ne mendojmë se të gjithë mund të biem dakord që shtëpia e re në bregdet e muzeut Munchmuseet në Oslo, është një spektakël i gjallë që ka fuqinë të tërheq vëmendjen e çdokujt.
I hartuar për të ekspozuar punimet e artistit më të njohur modern nga Norvegjia, Edvard Munch, piktura e të cilit “The Scream” tashmë është kthyer në një ikonë, duke u kopjuar dhe rikonceptuar në mbarë boten, ky muze është hapur dhe mbyllur më shumë se dy herë.
Data zyrtare e hapjes së tij ishte planifikuar për vjeshtë 2020 por më pas u shty për pranverë 2021. Tashmë pritet të hapë dyert e tij në vjeshtë, atëherë kur publiku më në fund do të mund të vizitojë galerinë më të madhe në botë të përkushtuar një artisti të vetëm.
Albertina Modern, Vienna

Kur vjen puna tek arti, shumë pak qytete e marrin po aq seriozisht sa Viena.
Disa nga punimet më të rëndësishme artistike në botë gjenden në më shumë se 100 muzetë e saj; nga kryeveprat e Gustav Klimt dhe Egon Schiele deri në punime nga artistët bashkëkohorë më në zë. Tashmë, një tjetër emër i shtohet listës së gjatë të ikonave kulturore në qytet: Albertina Modern.
Kjo galeri e cila u hap në Maj 2020 në pikun e pandemisë, shprehet se pretendon të ketë koleksionin më të madh në të gjithë botën, të artit modern dhe bashkëkohorë. Rreth 60,000 punime nga 5,000 artistë, përfshi Andy Warhol, janë pjesë e hapësirave të ndryshme ekspozuese të kësaj galerie.
Muzeu X, Pekin

Për ata që e dashurojnë artin, X prek vërtetë në tela. Fillimisht, grupi drejtues kishte vendosur të hapte dyert e galerisë së artit më ambicioze në Kinë, por data tashmë është shtyrë për Majin e këtij viti, si pasojë e betejës së vazhdueshme të vendit për të mbajtur pandeminë nën kontroll.
I themeluar nga koleksionistët e artit në të njëzetat, Michael Xufu Huang dhe Theresa Tse, kjo galeri mbresëlënëse është e dizajnuar duke patur në mendje gjeneratat më të reja të të pasionuarve ndaj artit. Kjo galeri promovon disa nga talentet bashkëkohore më në zë në Kinë si dhe ikona të artit post-modern si Warhol.
Sapo kufijtë e Kinës të hapen, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë këto thesare të botës së artit.
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin