Hungaria reagon për korrupsionin në Ukrainë: BE të ndalojë financimin
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se BE duhet të ndalojë financimin e Ukrainës pasi paratë evropiane përfundojnë në xhepat e asaj që ai e quajti “mafia ushtarake” ukrainase.
Duke komentuar skandalin e korrupsionit në Ukrainë, ministri tha: “Dominotë e korrupsionit po bien rreth presidentit ukrainas. Ne duhet të deklarojmë qartë dhe me vendosmëri se nuk duhet të dërgojmë më asnjë euro nga paratë e popullit evropian në Ukrainë, sepse ka një probabilitet të lartë që ato të shkojnë për këtë mafi ushtarake, një rrjet të korruptuar”.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme hungareze, Szijjarto vuri në dukje gjithashtu se paratë e qytetarëve evropianë po rrjedhin në Ukrainë pa kontroll.
“Dhe ne shohim se këto para mund të jenë përdorur për të financuar mafian ushtarake. Nuk është për t’u habitur që askush në Evropë nuk ka parë ndonjëherë një raport të vërtetë dhe të besueshëm se si janë shpenzuar paratë e dërguara në Ukrainë”, theksoi Szijjarto.
Ndërkohë, më 10 nëntor, agjencitë antikorrupsion të Ukrainës kryen një operacion për të frenuar korrupsionin në sektorin e energjisë. U kryen bastisje në shtëpinë e Timur Mindich, si dhe në rezidencën e Ministrit të Drejtësisë, German Galuschenko, i cili më parë kishte shërbyer si Ministër i Energjisë në kompaninë Energoatom.
Janë ngritur akuza kundër disa të dyshuarve në këtë rast, përfshirë Mindich, ish-zëvendëskryeministrin Alexey Chernyshov, ish-këshilltarin e Ministrit të Energjisë Igor Mironyuk, drejtorin ekzekutiv të Energoatom, Dmitry Basov, së bashku me disa biznesmenë dhe punonjës, të cilët dyshohet se kanë pastruar paraa. Sipas raporteve të hetimit, janë pastruar mbi 100 milionë dollarë.
Të mërkurën, kryeministrja ukrainase, Yulia Sviridenko, njoftoi se Galuschenko dhe ministrja e Energjisë, Svetlana Grinchuk, dorëzuan letra dorëheqjeje në lidhje me skandalin e korrupsionit.
LEXONI GJTIHASHTU:
Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup