Sulme ruse në Balakliia dhe Dnipropetrovsk, 5 të vrarë dhe disa të plagosur

17 Nëntor 2025 | 20:04

Një sulm me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Balakliia, vrau tre persona, mes të cilëve tre adoleshentë ishin midis 10 të plagosurve, thanë të hënën zyrtarët rajonalë të Kharkivit.

Sulmi gjatë natës dëmtuan disa banesa dhe shkatërruan dhjetëra makina në qendër të qytetit, tha Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit në kufi me Rusinë.

Sakaq, edhe Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se: “Raketat ruse goditën një lagje banimi. Sipas të dhënave paraprake, 3 persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën, përfshirë 4 fëmijë”.

Ndërkohë, dy persona janë vrarë nga granatimet e artilerisë ruse në qytetin industrial të Nikopolit në rajonin e Dnipropetrovskit, thanë zyrtarët ukrainas.

Vladyslav Hayvanenko, kreu në detyrë i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovskit, tha në një postim në Telegram se një grua 76-vjeçare dhe një burrë 51-vjeçar u vranë në sulm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit

Shpallja e marrëveshjes kornizë midis Izraelit dhe Libanit për armëpushimin konsiderohet çështje orësh. Sipas informacioneve, njoftimet – dhe ndoshta nënshkrimi – do të bëhen sot, të premten në Uashington...
19:33 | 26/06/2026

“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti

Një nënë venezueliane ka vdekur ndërsa po shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën vendin, sipas bashkëshortit të saj, futbollistit Héctor Bello, dhe mediave...
19:04 | 26/06/2026

Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti të premten sulmet e fundit me dronë kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit një “shkelje të pamend” të...
18:35 | 26/06/2026