Polonia do të mbyllë konsullatën e fundit ruse pas sabotimit në hekurudhë
Polonia ka njoftuar se do të mbyllë konsullatën e fundit ruse në qytetin verior polak të Gdanskut, pas sulmit ndaj një linje hekurudhore nga Varshava për në Ukrainë, duke fajësuar Moskën për incidentin.
“Kam vendosur të mbyll konsullatën ruse në Gdansk”, u tha gazetarëve të mërkurën Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski.
Sikorski tha se e kishte paralajmëruar vazhdimisht Rusinë se prania e saj diplomatike dhe konsullore do të reduktohej më tej nëse nuk do të ndërpriste veprimet armiqësore kundër Polonisë.
Ndërkohë, i vetmi mision diplomatik rus që do të mbetet i hapur në Poloni do të jetë ambasada në Varshavë.
“Marrëdhëniet me Poloninë janë përkeqësuar plotësisht. Kjo është ndoshta një manifestim i këtij përkeqësimi, dëshira e autoriteteve polake për të reduktuar në zero çdo mundësi të marrëdhënieve konsullore ose diplomatike”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për mbylljen e konsullatës.
“Tani mund të shpreh vetëm keqardhje. Kjo nuk ka të bëjë fare me logjikën e shëndoshë” është shprehur ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 16:19 Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
- 16:17 Valë ekstreme e të nxehtit edhe në Belgjikë, vendi regjistron ditën më të nxehtë të vitit
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 16:01 Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 15:50 Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore