Tetë vende të BE-së nënshkruajnë marrëveshje për të thjeshtuar lëvizjen ushtarake

19 Nëntor 2025 | 22:07

Tetë vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë nënshkruar në Bruksel një deklaratë qëllimi duke themeluar zyrtarisht Zonën e Lëvizshmërisë Ushtarake Qendrore dhe Veriore të Evropës (CNE MMA). Nisma synon të thjeshtojë dhe përshpejtojë lëvizjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake përtej kufijve brenda BE-së, bëri të ditur Ministria Holandeze e Mbrojtjes.

Në këtë projekt marrin pjesë Belgjika, Gjermania, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke. CNE MMA ndërtohet mbi “korridorin e lëvizshmërisë ushtarake” të krijuar në janar 2024 nga Holanda, Gjermania dhe Polonia.

Shtetet pjesëmarrëse janë zotuar të harmonizojnë procedurat e transportit ushtarak, të përmirësojnë infrastrukturën dhe të zgjerojnë shkëmbimin e informacionit. “Ky është një hap i rëndësishëm përpara, por puna është ende larg përfundimit. Harmonizimi duhet të çojë drejt një lloj ‘Shengeni ushtarak’,” deklaroi nënkoloneli holandez Harold Hummel.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës, kjo zonë e re shihet si një model për iniciativa të tjera rajonale dhe një hap drejt krijimit të një zone pan-evropiane të mobilitetit ushtarak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026