Filipinet kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin detar me BE-në

20 Nëntor 2025 | 21:28

Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesit e vendeve në rajonin Indo-Paqësor do takohen në Bruksel për forumin e katërt që mbledh së bashku rreth 70 pjesëmarrës nga institucionet e BE-së dhe Shtetet Anëtare, vendet në Indo-Paqësor dhe organizatat rajonale nga bregu lindor i Afrikës deri te shtetet ishullore të Paqësorit.

Për Sekretaren e Jashtme të Filipineve, Theresa Lazaro, takimi është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin detar përballë pretendimeve të Pekinit në Detin e Kinës Jugore.

Lazaro mirëpret mbështetjen evropiane përmes deklaratave të saj, por edhe përmes “vizitave të vendeve anëtare të BE-së, që kalojnë nëpër Detin e Kinës Jugore dhe kjo i jep shumë shtysë marrëdhënieve”.

Manila dhe Pekini kanë akuzuar njëra-tjetrën si përgjegjëse për përplasjet dhe incidentet në ujërat e kontestuara në muajt e fundit. Autoritetet kineze pretendojnë pjesën më të madhe të zonës së Detit të Kinës Jugore, pretendime të kontestuara nga një numër vendesh të tjera në rajon.

Filipinet thanë se mirëpresin pjesëmarrjen e shteteve anëtare të BE-së në ushtrimet detare si vëzhgues. Por Manila, e cila do të mbajë presidencën e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, ASEAN, në vitin 2026, dëshiron të shkojë më tej në këtë forum në Bruksel.

Sipas pikëpamjes së Theresa Lazaro, ky takim ka të bëjë edhe me mbrojtjen e multilateralizmit.

“Fjala multilateralizëm është kudo në diskutimet midis ASEAN-it dhe BE-së”, tha ajo.

Përtej situatës në Filipine, Lazaro e sheh këtë forum si një mundësi për të ofruar disa perspektiva mbi qëndrimin e BE-së në rajonin Indo-Paqësor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026