Netanyahu: Shanse shumë të vogla që Turqia të blejë avionë F-35
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu edhe një herë kundërshtimin kategorik të vendit të tij ndaj blerjes së avionëve F – 35 nga Turqia. Netanyahu theksoi se nuk beson se avionët F-35 do t’i shiten Turqisë.
“E kuptoj që kjo mundësi është shumë e vogël, nëse jo inekzistente. Qëndrimi ynë për çështjen e Arabisë Saudite dhe avionëve F-35 – Arabia Saudite nuk është në një gjendje konfrontimi me ne – do të ishte i njëjtë, por shumë më i forcuar kur bëhet fjalë për Turqinë,” tha ai.
Lidhur me Arabinë Saudite dhe blerjen e avionëve luftarakë të përparuar, Netanyahu tha se Shtetet e Bashkuara siguruan që Izraeli do të ruante një avantazh cilësor.
“Ata nuk na pyetën para shitjes së F-35, por sapo ndodhi, fola me Marco Rubio dhe e konfirmova. Bin Salman nuk mori gjithçka që donte nga Presidenti Trump”, tha Netanyahu.
Izraeli është i vetmi vend në Lindjen e Mesme që ka F-35 dhe se ligji amerikan i garanton Izraelit një “avantazh ushtarak cilësor” në rajon . Princi Mohammed bin Salman tha gjatë një vizite në Uashington këtë javë se vendi i tij dëshiron marrëdhënie formale me Izraelin, por gjithashtu dëshiron të sigurojë një rrugë të qartë drejt një zgjidhjeje me dy shtete me pavarësinë palestineze.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta