Autoportreti i Frida Kahlo shitet për 54.7 milionë dollarë

21 Nëntor 2025 | 08:36

Një autoportret i piktores meksikane Frida Kahlo u shit për 54.7 milionë dollarë, duke e bërë atë veprën më të shtrenjtë të një artisteje të shitur ndonjëherë në ankand, shkruan CNN.

Piktura “El suenjo (La cama)” arriti një çmim rekord në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga artistja amerikane Georgia O’Keefe me veprën “Jimson Weed/White Flower No.1”, e cila u shit për 44.4 milionë dollarë në vitin 2014.

Vepra surrealiste e Calla-s, e vlerësuar midis 40 dhe 60 milionë dollarëve, është ofruar për shitje nga një koleksionist privat.

Një tjetër autoportret i saj, “Diego dhe unë”, i shitur në vitin 2021 gjithashtu në Sotheby’s, më parë ishte vepra e dytë më e shtrenjtë nga një artiste femër dhe vepra më e shtrenjtë e artit latino-amerikan, por shitja e re e shtyu atë në vendin e dytë midis veprave latino-amerikane dhe të tretin midis veprave nga artiste gra.

Piktura, e cila nuk është shfaqur publikisht për gati 30 vjet, është shfaqur më parë në Londër, Abu Dhabi, Hong Kong, Paris dhe Nju Jork.

Ajo tregon Kahlo-n të shtrirë në një shtrat që noton në një sfond blu të zbehtë, me hardhi të gjelbra që mbështjellin trupin e saj dhe një skelet të varur sipër saj, duke mbajtur një buqetë me lule të thata.

Motivi i shtratit ishte i shpeshtë në punën e artistes, pasi ajo kaloi një pjesë të madhe të jetës së saj në shtrat për shkak të dhimbjeve kronike pas një aksidenti të rëndë me makinë dhe operacioneve të shumta.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026