Kaloi 20 ditë në burg, Sarkozy do të publikojë librin “Ditari i një të burgosuri”

21 Nëntor 2025 | 14:42

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy njoftoi të premten publikimin e librit të tij të ri ku tregon përvojën e tij disa ditore në burg. Libri titullohet “Ditari i një të burgosuri” dhe do të jetë në raftet e librarive nga 10 dhjetori.

“Në burg, nuk ka asgjë për të parë dhe asgjë për të bërë. Harroj heshtjen, e cila nuk ekziston në burgun La Santé, ku ka kaq shumë për të dëgjuar.

Zhurma, për fat të keq, është e vazhdueshme. Por ashtu si në shkretëtirë, jeta në burg të forcon”, shkruan ai në një postim në “X”.

Ai gjithashtu ka publikuar kopertinën e librit. Sarkozi u lirua me kusht më 10 nëntor pasi kaloi 20 ditë në burgun La Santé. Ish-presidenti francez u dërgua në burg pasi u dënua në rastin e financimit libian të fushatës së tij zgjedhore presidenciale të vitit 2007.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026