Ballafaqimi, Trump takohet me Zohran Mandamin në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA, Donald Trump, priti sot në Zyrën Ovale kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani. Gjatë takimit, Trump e etiketoi Mamdanin si “komunist” dhe paralajmëroi se mund të ndërpriste fondet federale për qytetin e Nju Jorkut. Nuk ka informacion nëse do të ketë deklarata për mediat pas bisedës.
Zohran Mamdani, 34 vjeç, u zgjodh kryebashkiak më 4 nëntor me mbi 50% të votave, duke mundur dy rivalë, përfshirë ish-guvernatorin demokrat Andrew Cuomo, dhe duke regjistruar pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në një zgjedhje për kryebashkiak që nga viti 1969. Një ditë më parë, Mamdani kishte deklaruar se ishte i gatshëm për takimin në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se fokusi do të ishte kostoja e jetesës për qytetarët e Nju Jorkut.
Trump dhe Mamdani kanë një histori kritike reciproke, pasi të dy kanë shprehur publikisht mosmarrëveshje për politika dhe qeverisje të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, hapi i parë i mandatit të ri
- Kush është Zohran Mamdani, kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta