Shifrat/ Të miturit shqiptarë pjesë e konsiderueshme e emigracionit të ri në Europë

24 Nëntor 2025 | 17:01

Shqipëria vijon të jetë një nga vendet kryesore të origjinës së të miturve që marrin leje qëndrimi në Bashkimin Europian.

Nga 147.500 leje qëndrimi të lëshuara për të mitur në Europë, 19.000 ose 13% i takojnë shtetasve shqiptarë, duke e renditur vendin tonë të tretin, pas Ukrainës me 21% dhe Bjellorusisë me 15%.

Raporti i Eurostat i referohet vitit 2024, kur në mbarë botën u dhanë 540.000 leje qëndrimi për të mitur, ndërsa Europa përfaqësoi një pjesë të konsiderueshme prej 27%.

Këto shifra tregojnë se kontinenti përballet çdo vit me një numër të madh të miturish që kërkojnë të integrohen në sistemet arsimore dhe sociale të vendeve anëtare të BE-së.

Rritja e kërkesave nga Shqipëria lidhet kryesisht me bashkimin familjar, më pas me mundësitë për arsimim dhe perspektivat e një jete më të qëndrueshme në vendet pritëse.

Në shkallë globale, Azia është rajoni me numrin më të madh të të miturve që marrin leje qëndrimi, me 201.000 fëmijë, që përfaqësojnë 37% të totalit botëror. Në krye të listës së shteteve aziatike renditen Siria, Afganistani dhe India.

Pas Azisë, Afrika përbën 21% të totalit botëror, me 112.000 të mitur, nga të cilët një pjesë e madhe vijnë nga Maroku, Egjipti dhe Nigeria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026