Kremlini konfirmon vizitën e dërguarit amerikan Witkoff për bisedimet e paqes

26 Nëntor 2025 | 16:39

Kremlini ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, do të vizitojë Moskën javën e ardhshme për t’u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin, në kuadër të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Vizita vjen ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të dërgojë edhe Sekretarin e Ushtrisë, Dan Driscoll, për takime me zyrtarët ukrainas, duke kërkuar të avancojë një marrëveshje paqeje.

Trump deklaroi se plani i tij i paqes është “përmirësuar” dhe la të hapur mundësinë që dhëndri i tij, Jared Kushner, t’i bashkohet delegacionit amerikan në Moskë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet janë në progres dhe se procesi është “serioz”, ndërsa paralajmëroi se “shumë njerëz” mund të përpiqen t’i pengojnë ato. Ai konfirmoi se vizita e Witkoff është pjesë e këtyre përpjekjeve diplomatike që po zhvillohen intensivisht për arritjen e një zgjidhjeje të konfliktit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026