IDF gjen trupat e 9 anëtarëve të Hamasit brenda një tuneli në Rripin e Gazës
Ushtria izraelite, IDF njoftoi këtë të premte se ka gjetur trupat e 9 anëtarëve të Hamasit, të cilët u vranë së fundmi në operacionet e saj për të eliminuar rrjetin e tuneleve në Rripin jugor të Gazës. Ushtria izraelite thesksoi se gjatë operacioneve në Rafah gjetën nëntë terroristë të tjerë që ishin neutralizuar brenda infrastrukturës nëntokësore.
“Deri më tani, më shumë se 30 terroristë që u përpoqën të shpëtonin përmes këtyre tuneleve janë neutralizuar në zonën e Rafah,” shtoi ushria.
Sipas kushteve të armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, ushtria izraelite u tërhoq përtej “vijës së verdhë” brenda Gazës, që do të thotë se ajo ende kontrollon më shumë se 50% të enklavës palestineze.
SHBA-të, Katari, Egjipti dhe Turqia po punojnë për”një kompromis që do t’u lejonte luftëtarëve të Hamasit të tërhiqeshin nga tunelet pas vijës së verdhë, pranë Rafah.
Sipas një zyrtari të Hamasit në Gaza, 60 deri në 80 luftëtarë të organizatës palestineze mbeten në tunelet nën Rafah. Armëpushimi mbetet i brishtë, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje çdo ditë, ndërsa Rripi i Gazës, i shkatërruar nga operacionet ushtarake izraelite, mbetet i zhytur në një krizë të rëndë humanitare.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta