Drejtuesit e opozitës në Kosovë takojnë zyrtarët amerikanë për të diskutuar për dialogun me Serbinë
Drejtuesit e partive kryesore të opozitës në Kosovë zhvilluan sot takime të rëndësishme me përfaqësuesit e lartë të SHBA si zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattew Palmer dhe ambasadori në Prishtinë Philip Kosnett.
Takimet kishin si temë diskutimi situatën politike, çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe projektet ekonomike me interes mes Kosovës dhe SHBA-së.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e zhvilloi takimin me ta së bashku me ish-kryeministrin Avdullah Hotin dhe Lutfi Hazirin. Ata i falënderuan përfaqësuesit amerikanë për “përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”.
Abdixhiku ka theksuar se “SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës”. Në një njoftim për shtyp LDK tha se i paraqiti dy zyrtarëve amerikan qëndrimet për procesin e dialogut, ndërsa zyrtarët amerikanë “falënderuan për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve”.
Ndryshe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, sipas një njoftimi për shtyp, tha se i kërkoi gjatë takimit me Palmer “rol më të madh të SHBA-së në dialogun me Serbinë”. Hoxhaj e ka konsideruar “partner strategjik të Kosovës”.
Takimet me Palmer dhe ambasadorin Kosnett përkojnë me vizitën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.
Palmer dhe Lajçak u takuan pak ditë më parë në Bruksel dhe theksuan se diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.
Vizita e tyre, konsiderohet si përpjekje për të ulur në tryezën e bisedimeve, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, për të rinisur kështu dialogun mes dy vendeve, të ndërprerë në vitin 2020.
Bisedimet pritet të nisin në mesin e muajit qershor. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë rol të rëndësishëm në dialogun mes dy vendeve.
Në përfundim të takimeve më 1 qershor, në orën 10:45 dy zyrtarët e lartë, do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Të martën pritet që Palmer të zhvillojë takim të ngjashëm siç bëri me Abdixhikun dhe Hoxhajn edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Të tre partitë opozitare në Kosovë, u shprehën se nuk do të zhvillojnë takime me Lajçak pasi diçka të tillë nuk e ka kërkuar asnjë nga palët.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)