Themeluesi i Dignitas i jep fund jetës përmes vdekjes së asistuar

30 Nëntor 2025 | 18:48

Kreu i organizatës zvicerane që mbron të drejtën për të vdekur, Dignitas i ka dhënë fund jetës së tij përmes një vdekjeje të asistuar. Ludwig Minelli, i cili themeloi grupin në vitin 1998, vdiq të shtunën, disa ditë para ditëlindjes së tij të 93-të.

Dignitas në njoftim theksoi se Minelli deri në fund të jetës së tij vazhdoi të kërkonte mënyra të mëtejshme për të ndihmuar njerëzit të ushtronin të drejtën e tyre për zgjedhur për ti dhënë fund jetës përmes vdekjes së asistuar.

Në nivel ndërkombëtar, ka pasur një ndryshim të ndjeshëm në qëndrimet ndaj vdekjes së asistuar në gati tre dekadat që nga themelimi i Dignitas. Franca votoi kohët e fundit për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën për vdekje të asistuar. Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Spanja dhe Austria kanë futur ligje për vdekjen e asistuar që nga viti 2015. Në SHBA, vdekja e asistuar është e ligjshme në 10 shtete.

Në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të ketë debat të ashpër mbi projektligjin për vdekjen e asistuar, i cili u mbështet nga deputetët në një votim në qershor dhe tani po shqyrtohet në Dhomën e Lordëve.  Nëse miratohet, ligji do t’u lejojë të rriturve në gjendje të rëndë në Angli dhe Uells të aplikojnë për një vdekje të asistuar.

Ndryshe nga disa organizata të ngjashme në Zvicër, Dignitas, e cila thotë se ka më shumë se 10,000 anëtarë, ofron shërbimet e saj edhe për njerëzit që jetojnë jashtë vendit. Që nga viti 2024, organizata kishte ndihmuar më shumë se 4,000 njerëz t’i jepnin fund jetës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa...
19:08 | 25/06/2026

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026