Sudani i gatshëm t’i japë Rusisë një bazë detare në Detin e Kuq

1 Dhjetor 2025 | 17:48

Zyrtarë të Sudanit kanë deklaruar se regjimi ushtarak i Sudanit është i gatshëm t’i japë Rusisë një bazë detare në një vendndodhje kyçe në Detin e Kuq. Marrëveshja, nëse miratohet, do të ishte një avantazh strategjik për Moskën, e cila është përpjekur të rrisë ndikimin e saj në kontinentin afrikan vitet e fundit.

Sipas një propozimi të paraqitur zyrtarëve rusë në tetor nga qeveria ushtarake e Sudanit, Moska do të kishte të drejtën të staciononte deri në 300 trupa dhe deri në katër anije luftarake përfshirë ato me energji bërthamore  në Port Sudan ose në një strukturë tjetër në Detin e Kuq.

Nga Porti i Sudanit, Moska do të jetë në një pozicion ideal për të monitoruar trafikun detar për në dhe nga Kanali i Suezit, përmes të cilit kalon rreth 12% e tregtisë botërore.

Në këmbim, autoritetet sudaneze thanë se regjimi ushtarak i vendit do të merrte sisteme të përparuara ruse kundërajrore dhe armë të tjera me çmime preferenciale, ndërsa vazhdon luftën e tij civile kundër të ashtuquajturave Forca të Reagimit të Shpejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetet e Gjirit peshojnë mundësinë e bashkëjetesës me Iranin, ndërsa Teherani e shndërron në armë Hormuzin

Ndërsa vendet në vijën e frontit po paguajnë çmimin më të madh për luftën me Iranin, të shtyra nga urgjencat e rënda ekonomike, shtetet e...
08:09 | 26/06/2026

Bilanci i tërmeteve në Venezuelë shkon në 235 viktima, autoritetet presin rritje të numrit

Numri i viktimave nga tërmeti i dyfishtë në Venezuelë ka arritur në 235, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci pritet të rëndohet edhe më tej, pasi...
08:06 | 26/06/2026

Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi prefekturën Chiba të Japonisë të premten, duke lëkundur zonat pranë Tokios, por nuk shkaktoi paralajmërim për cunami, sipas...
08:02 | 26/06/2026