Makina e gjetur në Durrës u përdor për vrasjen e Elbasanit? Gazetarja zbulon detajet
Në lidhje live për Euronews Albania, gazetarja Edlira Xheri dha detajet më të fundit të ngjarjes së ndodhur ditën e diel në qytetin e Elbasanit, ku nga një atentat me armë mbeti i vrarë biznesmeni Edmon Mëhalla ose Edmon Hyka.
Sipas gazetares, nuk është konfirmuar ende nga burimet zyrtare se automjeti i gjetur në qytetin e Durrësit ka apo jo lidhje me vrasjen e mirëorganizuar në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë 43-vjeçari.
“Gjithsesi, dyshimet janë që automjeti i gjetur në fshatin Mirak mund të jetë përdorur nga vrasësit për t’u larguar nga vendngjarja drejt Durrësit. Ajo që dihet me saktësi është që automjeti i gjetur në mesditën e sotme është në pronësi të Edmon Mëhalla ose Edmon Hyka, në pronësi të kompanisë të tij, por jo një mjet taksi.
Është një mjet tip Audi i kostuar i zi, pasi ngjyra nuk dallon mirë, i cili është përdorur nga vrasësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, mbrëmjen e së dielës, në dalje të qytetit të Elbasanit, ku dyshohet se atentatorët kanë qëlluar 43-vjeçarin me dy plumba në kokë dhe me një plumb në gjoks, dhe më pas janë larguar në aksin Elbasan-Librazhd.
Ky është një aks shumë i populluar në atë orë të darkës, por edhe nga njerëzit që kthehen nga jeta jashtë vendit për shkak të pushimeve ditën e diel, ku fatmirësisht nuk pati viktima.
Se kush janë personat, ende nuk është bërë e ditur nga grupi hetimor, por ajo që thuhet është një konflikt i ndodhur ditët e fundit, dhe një nga pistat ku po hetohet vdekja e 43-vjeçarit është konflikti, i cili mund ta ketë çuar deri në vrasjen e tij.
Ky konflikt mund të ketë ndodhur për shkak të bizneseve që ai posedonte, pasi ka qenë pronar i një karburanti, por edhe pronar i një flote taksish elektrike në qytetin e Elbasanit. Nuk dihet nëse këto të dyja kanë qenë shkak që çoi deri në vrasjen e 43-vjeçarit.
Vlen të theksohet që ishte një atentat i mirëorganizuar, ku nga kontrolli i kamerave të sigurisë shihet lëvizja e autorit disa minuta më parë sesa të kryente ekzekutimin”, është shprehur gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit