Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gazetarja jep detaje: Dyshohet për larje hesapesh

30 Nëntor 2025 | 21:53

Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri në një lidhje live në “Riview” nga Greta Topjana ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan. Xherri ka bërë me dije se viktima është konfirmuar si Edmond Mëhalla.

Ai është vrarë pranë biznesit të tij në daljen jugore të qytetit ndërsa dyshohet se kjo ngjarje e rëndë mund të këtë ndodhur për prishje pazaresh.

“Një ngjarje e rënde ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan pas disa të shtënave me armë zjarri. Kemi të konfirmuar se ka ndërruar jetë biznesmeni Edmond Mëhalla i cili është vrarë në biznesit të tij i cili ndodhet në daljen jugore të qytetit të Elbasanit.

Policia ka ngritur postblloqe për të pasur kontrollo dhe sesi ka ndodhur ngjarja. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë qytetin e Elbasanit, ende nuk dihet arsyeja por nga informacionet qe kemi deri në këto momente thuhet se mund të jetë për shkak të prishjeve të pazareve, gjithçka është në hetim,” tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026