Erdogan: Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë pavarësisht pengesave në Bruksel
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se integrimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi strategjik i Turqisë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që ende ekzistojnë në negociatat me Brukselin. Erdogan pas mbledhjes së kabinetit në Ankara u shpreh se diskutuan çështjet aktuale të politikës së jashtme, duke përfshirë zhvillimet e fundit në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
“Integrimi i plotë në Bashkim mbetet përparësia jonë strategjike, pavarësisht pengesave që na dalin përpara”, tha ai.
Erdogan foli edhe lidhur me përshkallëzimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Detin e Zi, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, duke vënë në dukje sulmin e fundit ndaj një anijeje cisternë brenda zonës ekskluzive ekonomike turke.
Presidenti deklaroi se Turqia do të vazhdojë të punojë për t’i dhënë fund konflikteve në Detin e Zi dhe për të forcuar stabilitetin rajonal.
“Synimi i anijeve tregtare në zonën tonë ekskluzive ekonomike të premten shënon një përshkallëzim shqetësues. Ne nuk mund t’i justifikojmë në asnjë rrethanë këto sulme që kërcënojnë jetën dhe sigurinë mjedisore, veçanërisht në zonën tonë ekskluzive. Ne po lëshojmë paralajmërimet e nevojshme për të gjitha palët në lidhje me situata të tilla”, tha presidenti turk.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë