Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin e Pokrovskut, Ukraina hedh poshtë deklaratën
Rusia pretendoi të hënën se kishte pushtuar qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk, në atë që do të ishte një fitore e rëndësishme për forcat e saj, megjithëse Ukraina hodhi poshtë ato që i quajti “deklarata të zëshme” nga Moska që synonin të ndikonin në negociatat për t’i dhënë fund luftës.
Pretendimi i Moskës vjen pas muajsh luftimesh të ashpra për kontrollin e qendrës strategjike, ndërkohë sipas raportimeve Rusia ka pësuar mijëra të vdekur dhe të plagosur në sulmin e saj ndaj qytetit.
Sakaq, kjo deklaratë vjen menjëherë pas bisedimeve të nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Florida mbi mënyrën e përfundimit të luftës, dhe vetëm disa orë i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff, të takohet me Putinin në kryeqytetin rus.
Ukraina nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi pretendimin e Moskës, por Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës Ukrainase për Kundërshtimin e Dezinformimit, paralajmëroi të hënën se Rusia do të bëjë “shumë përpjekje për të ushtruar presion në vijën e frontit gjatë javëve të ardhshme dhe do ta shoqërojë këtë me deklarata të zhurmshme”.
Ai tha se kjo u bë “ekskluzivisht për audiencën perëndimore dhe për të rritur interesat diplomatike” mes negociatave të reja se si t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
Më herët të hënën, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se “pavarësisht situatës së vështirë” në Pokrovsk dhe zonat përreth, trupat ukrainase “vazhdojnë të pengojnë ofensivën e armikut”.
Gjenerali Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Rus, i tha Putinit gjatë një vizite në një post komandues ushtarak të dielën se trupat ruse kishin pushtuar Pokrovskun, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet