Po hynte në Shqipëri me sende me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

2 Dhjetor 2025 | 13:39

Këtë të martë ka rënë në pranga një 33-vjeçar, pasi në pikën kufitare Morinë tentoi të kalonte bizhuteri floriri dhe ora dore, me vlerë rreth 50 000 euro, dhe një automjet, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Sipas raportimeve, është arrestuar shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale “Kontrabanda më mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Q. S”, thueht në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë

Për të 26-ën ditë me radhë kanë vijuar protestat e aktivistëve dhe qytetarëve para Kryeministrisë. Edhe këtë të enjte, pjesëmarrës të shumtë morën fjalën për...
21:13 | 25/06/2026

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026