Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
25 Qershor 2026 |
20:04
Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi publikisht kërkesat e protestës, të njëjtat që më herët ishin bërë publike nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Gjatë fjalës së saj, Vatnikaj përsëriti kërkesat kryesore të protestuesve, të cilat nisin me dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore jopartiake për garantimin e zgjedhjeve të lira, si dhe një sërë ndryshimesh kushtetuese që, sipas tyre, duhet të miratohen përmes referendumit popullor.
Kërkesat e lexuara në protestë nga Sidorela Vatnikaj:
- Dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë;
- Krijimin e një qeverie teknike tranzitore jopartiake që do të garantojë zgjedhje të lira;
- Ndryshime kushtetuese, të miratuara me referendum popullor, ku të gjithë shtetasit të jenë të barabartë para ligjit, duke përfshirë:
- Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
- Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike;
- Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate;
- Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
- Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore;
- Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
- Shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike;
- Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit.
Lajme të Sugjeruara
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla