Ministri i Jashtëm ukrainas: Duam paqe të vërtetë në Ukrainë, jo qetësim
Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha, duke folur para Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është shprehur se Ukraina dëshiron paqe të vërtetë dhe jo një qetësim.
“Ne ende i kujtojmë emrat e atyre që tradhtuan brezat e ardhshëm në Mynih. Kjo nuk duhet të përsëritet kurrë. Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë, jo për qetësim”, tha ai.
Sipas tij Evropa ka pasur shumë marrëveshje paqeje të padrejta në të kaluarën. Ai theksoi se të gjitha ato kanë çuar vetëm në fatkeqësi të reja. Ministri falënderoi SHBA-në për promovimin e përpjekjeve për paqe dhe u zotua se Ukraina do të shfrytëzojë çdo mundësi në përpjekjet e saj për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se ekipi i tij po përgatitej për takime në Shtetet e Bashkuara dhe se dialogu me përfaqësuesit e Trump do të vazhdonte.
LEXONI GJITHASHTU:
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit