Axios: Trump do shpallë strukturën e re qeverisëse të Gazës deri në Krishtlindje
Donald Trump po përgatitet të shpallë fazën e dytë të planit për Rripin e Gazës dhe të paraqesë një strukturë të re qeverisëse për enklavën, zbulon faqja e internetit Axios.
“Sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një burimi perëndimor të përfshirë drejtpërdrejt në proces, presidenti amerikan planifikon të njoftojë deri në Krishtlindje se procesi i paqes në Gaza po hyn në fazën e tij të dytë dhe të paraqesë një strukturë të re qeverisjeje për enklavën”, raporton Axios.
Vërehet se një nga elementët kryesorë të fazës së parë të marrëveshjes – kthimi nga terroristët i të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur – është praktikisht i përfunduar.
Një delegacion izraelit u takua dje, të enjten, me ndërmjetës nga Katari dhe Egjipti për të diskutuar kthimin e trupit të pengut të fundit, Ran Gwilyi, i cili ndodhet në Rripin e Gazës.
Qeveria amerikane dëshiron të ecë përpara me fazën e dytë të procesit të paqes në Gaza, për të shmangur një rikthim të armiqësive.
Faza e dytë e marrëveshjes përfshin tërheqjen e shumicës së trupave izraelite nga Gaza, vendosjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në enklavë dhe nisjen e një strukture të re qeverisëse, përfshirë Këshillin e Paqes nën Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse