Ish-ambasadori: Trump dëshiron që Evropa të marrë drejtimin e negociatave me Rusinë

8 Dhjetor 2025 | 11:00

Ish-ambasadori i Trump në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron që Evropa të marrë drejtimin lidhur me bisedimet me Rusinë në të ardhmen.

Sipas tij SHBA-të mund të mbështesin por në të vërtetë është Evropa që duhet të jetë përballë Rusisë në zgjidhjen e luftës. Ai theksoi se ky është qëllimi i Trump.

“Ai e kupton që nëse ne zhvillojmë biznesin si zakonisht, në mënyrën që kemi zhvilluar biznes me Rusinë për, le të themi, 30 vitet e fundit, do të jenë Shtetet e Bashkuara ato që do të angazhohen drejtpërdrejt me Rusinë, duke u përpjekur ta zgjidhin këtë, duke i bërë çfarëdo kërcënimesh të nevojshme Putinit për ta bindur atë të tërhiqet”, tha ai në programit Today në BBC Radio 4.

“Dhe nëse ai nuk do t’i pranonte kërkesat tona, ne do të ishim ata që do të ishin në konflikt dhe Evropa do të na vëzhgonte, dhe kjo nuk është ajo që Trump dëshiron të bëjë këtë herë,” shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026