Përplasje e dhunshme mes fermerëve grekë dhe policisë, protestuesit gjuajnë me gurë

8 Dhjetor 2025 | 14:09

Incidente të dhunshme janë regjistruar midis fermerëve grekë dhe forcave të policisë gjatë protestave në Heraklion dhe Hania. Fermerët hynë në aeroportin Nikos Kazantzakis në Heraklion dhe e kanë bllokuar atë deri në njoftim të mëtejshëm.

Fermerët në Hania përmbysën një makinë patrullimi dhe e shkatërruan duke e goditur me sende të forta. Mësohet se dy oficerë policie u plagosën në incidente. Fermerët kanë hedhur gurë në drejti të policisë ndërsa efektivët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Mjetet bujqësore janë parkuar në rrugë duke sjellë trafik nga Heraklioni në aeroport që është praktikisht i pakalueshëm. Me mbërritjen e fermerëve në aeroport, u bënë përpjekje për të negociuar me policinë që të zhvillojnë protestën në mënyrë paqësore për 3 orë.

Megjithatë, kërkesa e tyre nuk u pranua nga forcat e policisë, duke rezultuar në përpjekjen e demonstruesve për të thyer kordonin dhe reagimin e policisë duke filluar incidente të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026