VIDEO/ Mijëra qytetarë në rrugë, Bullgaria tronditet nga protestat e mëdha

10 Dhjetor 2025 | 22:26

Bullgaria po përjeton protestat më të mëdha të shekullit XXI para Parlamentit në Sofje.

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë kundër projektbuxhetit të vitit 2026, i cili parashikonte rritje taksash dhe kontributesh.

Pas presionit masiv publik, qeveria u detyrua të tërhiqte planin financiar.

Protestuesit akuzojnë kabinetin për korrupsion të thellë dhe dështime në qeverisje, pavarësisht se qeveria është tërhequr nga projektbuxheti 2026 që shkaktoi pakënaqësitë fillestare.

Demonstruesit përdorën projeksione lazeri mbi ndërtesën e Parlamentit me mesazhe si “Resignation” dhe “Mafia Out”, duke kërkuar reforma të vërteta në drejtësi dhe largimin e influencës oligarkike.

Kjo është hera e tretë që protestuesit mblidhen në Sheshin e Pavarësisë, jashtë Parlamentit në qendër të kryeqytetit bullgar, duke bërë thirrje për “Dorëheqje” dhe duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Largohuni!”.

Vala e pakënaqësisë nisi të rritet në fund të nëntorit, kur qeveria u përpoq të përshpejtonte miratimin e buxhetit të vitit 2026, ndërsa vendi më i varfër në BE përgatitet të miratojë monedhën euro më 1 janar.

Qeveria bullgare e tërhoqi projektbuxhetin e saj më 3 dhjetor, i cili përfshinte rritje të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Rritjet, sipas protestuesve dhe opozitës, ishin hartuar për të mbuluar përvetësimin e fondeve publike ndërsa një projektbuxhet i ri iu dorëzua Parlamentit në fillim të kësaj jave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026