Erdogan e Putin takohen në Turkmenistan, thirrje për armëpushim të pjesshëm

12 Dhjetor 2025 | 15:17

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pati sot një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin në kryeqytetin Ashgabat të Turkmenistanit, në kuadër të “Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri”.

Forumi u zhvillua me rastin e 30-vjetorit të “neutralitetit të përhershëm” të shpallur nga regjimi i vendit, dhe morën pjesë në të krerë të ndryshëm shtetesh, mes tyre Turqia, Rusia, si edhe presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian.

Në takimin mes Putinit dhe Erdogan, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, ishin të pranishëm nga pala turke ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe ministri i Energjisë Alparslan Bayraktar, kreu i shërbimit sekret MIT Ibrahim Kalın, drejtori i Komunikimit të Presidencës Burhanettin Duran, këshilltari për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë i presidentit Akif Çagatay Kılıç, si edhe nënkryetari i partisë në pushtet AKP Halit Yerebakan.

Presidenti i Turqisë i Rusisë vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkëmbyen mendime mbi çështjen ukrainase dhe asetet e ngrira ruse, folën për projektin e centralit bërthamor në Akkuyu, ndërsa Erdogan e ftoi Putinin të vizitonte Turqinë.

Siç bëri të ditur presidenca turke, Erdogan i tha Putinit se zbatimi i një armëpushimi të pjesshëm në Ukrainë për objektet energjetike dhe portet mund të ishte i dobishëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026