VIDEO/ Makina përfundon në pishinë, shpëtohen nga mbytja nënë e bijë në Francë

13 Dhjetor 2025 | 12:21

Një nënë dhe vajza e saj u shpëtuan nga mbyta në Francë pasi mjeti i tyre humbi kontrollin dhe ra në një pishinë në një qendër sportive. Aksidenti i rëndë ndodhi të mërkurën në mbrëmje në La Ciotat, pranë Marsejës.

Sipas autoriteteve lokale, shoferja 38-vjeçare po përpiqej të manovronte makinën e saj, një Jaguar XF, në parkingun e qendrës sportive kur dyshohet se ngatërroi frenën me pedalin e gazit. Mjeti humbi kontrollin dhe më pas u përplas me fasadën prej xhami përpara se të përfundonte në pishinën e brendshme 25 metra të gjatë. Në kohën e aksidentit, rreth 20 persona ishin në ujë.

Nëna dhe vajza e saj 5-vjeçare mbetën të bllokuara brenda makinës, e cila u fundos në pishinë. Dy roje bregdetare, me ndihmën e një qytetari që ndodhej në vendngjarje, arritën t’i nxirrnin dy pasagjerët nga automjeti duke parandaluar fatkeqësinë.

Një burrë pësoi lëndime të lehta nga thyerja e xhamit, ndërsa nëna dhe fëmija u dërguan në spital por janë në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026