Merz paralajmëron: Nëse bie Ukraina, në shënjestër të Rusisë do të vihet BE-ja

13 Dhjetor 2025 | 15:19

“Nuk jetojmë në luftë, por nuk jetojmë më as në paqe”, deklaroi kancelari Friedrich Merz, duke folur për një zhvendosje tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit dhe jo thjesht për luhatje në marrëdhëniet mes shteteve.

Duke iu referuar çështjeve të brendshme të vendit të tij, ai e përshkroi Gjermaninë si një rast që ka nevojë për rinovim.

“Me shumë gjasë do t’i kuptojmë përmasat e asaj që po përjetojmë në botë vetëm pas shumë vitesh. Nuk bëhet fjalë për luhatje të marrëdhënieve të mira. Bëhet fjalë për një zhvendosje reale tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit”, deklaroi kancelari duke folur në kongresin e Unionit Kristian-Social (CSU) që u zhvillua në Mynih, duke theksuar se epoka e “Pax Americana” ka marrë fund.

“Nostalgjia nuk do të na ndihmojë. Ky është realiteti. Amerikanët tani po i promovojnë interesat e tyre me forcë të madhe dhe për këtë arsye edhe ne duhet tani të promovojmë interesat tona”, shtoi ai.

Duke iu referuar Ukrainës dhe rëndësisë së vazhdimit të mbështetjes ndaj saj, Merz tha:

“Po, nuk jetojmë në luftë, por nuk jetojmë më as në paqe. Nëse Putini do ta pushtoj Ukrainën, kjo nuk do t’i mjaftonte. Atëherë në shënjestër do të ishte Bashkimi Evropian. Dhe unë nuk jam i gatshëm ta vë në rrezik, si me hedhje shorti, periudhën më të gjatë të paqes në kontinentin tonë”, theksoi ai, duke përmendur katër prioritete: mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme, kohezionin brenda BE-së dhe brenda NATO-s, si dhe investime masive në aftësitë e mbrojtes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026