Albanese i përgjigjet Netanjahu: S’ka lidhje njohja e Palestinës me sulmin në Sidney

15 Dhjetor 2025 | 12:21

Kryeministri australian Anthony Albanese hodhi poshtë sot pretendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se njohja e shtetit të Palestinës nga Australia shkaktoi një sulm terrorist.

I pyetur nëse e pranon lidhjen midis njohjes së shtetësisë palestineze dhe masakrës në plazhin Bondi, Albanese tha se nuk e pranon dhe se në një masë të madhe, shumica e botës e njeh zgjidhjen me dy shtete si rrugën drejt përparimit në Lindjen e Mesme, raporton Guardian.

“Si Kryeministër i Australisë në këtë moment, është detyra ime të bashkoj kombin, të promovoj unitetin dhe të them se ky është një moment uniteti kombëtar kur duhet të bashkohemi”, tha Albanese.

Ai tha gjithashtu se ajo që kemi parë në 24 orët e fundit ishte shprehja më e keqe e njerëzimit në një akt terrorist, por se pamë edhe një shembull të njerëzimit më të mirë te Ahmed al-Ahmed, i cili vrapoi drejt rrezikut, duke rrezikuar jetën e tij dhe i cili u qëllua dy herë nga një sulmues tjetër ndërsa me guxim i rrëmbente një armë njërit prej terroristëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Masakra në Sidney/ Izraeli akuzon Australinë për heshtje ndaj antisemitizmit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, është nisur drejt Moskës, ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, më vonë gjatë së premtes....
15:30 | 26/06/2026

Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë

Politikanët në Barcelonë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm taksën turistike për pasagjerët e anijeve turistike, në një përpjekje për të frenuar turizmin e...
15:16 | 26/06/2026

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026