Mariah Carey do të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore
Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane Mariah Carey do të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të vitit të ardhshëm.
Fituesja e pesë çmimeve Grammy do të jetë një nga interpretueset kryesorë për eventin i cili do të mbahet në stadiumin San Siro të Milanos më 6 shkurt.
Lojërat në Milano dhe Cortina zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt. Atletët do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ceremoni nga vende të tjera në Milano, Cortina, Valtellina dhe Val di Fiemme.
Carey ka qenë performuese edhe në ngjarje të tjera të m ëdha sportive në të kaluarën, duke kënduar himnin kombëtar të SHBA-së para Super Bowl të NFL-së në vitin 2002 dhe në ndeshjen All-Star të NBA-së në vitin 2003.
Ajo ka performuar këngën e saj në finalen e tenisit për femra të US Open 2020. Këngëtarja do të ndjekë gjurmët e Celine Dion dhe Lady Gaga, të cilat performuan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2024 në Paris.
LEXONI GJITHASHTU:
Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë arrin në 3,811
Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg
- 10:21 Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
- 10:16 Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara
- 10:08 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë arrin në 3,811
- 10:03 Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg
- 09:55 Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
- 09:48 India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin