SHBA i ofrojnë Kievit garanci, por mbetet çështja e Donbasit
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se janë gati t’i ofrojë Ukrainës garanci si ato të NATO-s në rast të një armëpushimi me Rusinë.
Deklarata erdhi në përfundim të bisedimeve të zhvilluara në Berlin mes përfaqësuesve të administratës amerikane Steve Witkoff dhe Jared Kushner, delegacionit të Kievit të kryesuar nga presidenti Zelensky dhe atij evropian të drejtuar nga kancelari Merz.
Garancitë e forta do të jepen sipas Nenit 5 të NATO-s për mbrojtje të përbashkët, deklaruan zyrtarët amerikanë, të cilët shtuan se shpresojnë që Rusia t’i pranojë ato.
Vetë presidenti Donald Trump u shpreh “shumë i kënaqur nga puna e jashtëzakonshme” e bërë nga pala evropiane, pasi u lidh virtualisht me homologët e mbledhur në një darkë post-negociatash.
“Jemi më afër se kurrë fundit të konfliktit dhe sa i takon garancive të sigurisë, Evropa do të luajë pjesën e saj”, tha Trump.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë bëri gjithashtu të ditur se ka folur në telefon me Putin së fundmi, për të cilin tha se e dëshiron fundin e luftës.
Por, ndërsa amerikanët folën për progres drejt fundit të luftës, pak detaje dihen mbi zgjidhjen e çështjes së integritetit territorial të Ukrainës.
Presidenti Zelensky i cilësoi bisedimet e zhvilluara si të vështira, por produktive dhe theksoi se Kievi ka nevojë për një kuptim të qartë të garancive të sigurisë përpara se të marrë vendime për çështje të tjera.
Ajo çfarë ndan thellësisht qëndrimet e Moskës është çështja e Donbasit, me Uashingtonin që sugjeron krijimin e një “zone të lirë ekonomike”. Por kjo do të kërkonte një tërheqje të plotë të ukrainasve nga rajoni.
Aktualisht territori në fjalë kontrollohet kryesisht nga rusët, por Kievi refuzon me ngulm ta braktisë atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë