“Hotel Bologna”, destinacioni juaj ideal në zemër të Vlorës

17 Dhjetor 2025 | 15:48

I vendosur pranë shëtitores së njohur të Vlorës dhe vetëm pak hapa larg brigjeve magjepsëse të detit Hotel Bologna është një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit dhe udhëtarët që kërkojnë komoditet dhe elegance.

Dhoma të dekoruara me shije, ambiente moderne dhe një atmosferë e ngrohtë familjare e bëjnë Hotel Bologna vendin ideal për të shijuar pushime të qeta ose udhëtime biznesi.

Shumica e dhomave ofrojnë pamje të mrekullueshme drejt detit, ndërsa mobilimi bashkëkohor garanton rehati maksimale gjatë gjithë qëndrimit.

Restoranti i hotelit ofron një kombinim perfekt mes kuzhinës tradicionale shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Peshku i freskët i zonës, ushqimet mesdhetare dhe verërat e përzgjedhura janë vetëm disa nga arsyet pse vizitorët rikthehen sërish.

Hotel Bologna gjendet në një nga zonat më tërheqëse të qytetit, pranë lokaleve të shëtitores, muzeve, portit dhe pikave kryesore turistike.

Që të udhëtosh nëpër Vlorë bëhet lehtë, duke e bërë hotelin një pikënisje të shkëlqyer për të eksploruar bukuritë natyrore dhe kulturore të zonës.

Stafi i kualifikuar është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë me çdo kërkesë, duke garantuar një përvojë të personalizuar dhe të paharrueshme.

Mikpritja tradicionale vlonjate ndërthuret me standardet moderne të hotelerisë, duke krijuar një ambient ku çdo mysafir ndihet si në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026