Guterres thirrje SHBA dhe Venezuelës për ulje të menjëhershme të tensioneve
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për përmbajtje dhe një ulje të menjëhershme të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.
Zëvendëszëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq tha se Guterres u bëri thirrje të dy vendeve të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe çdo kuadër tjetër ligjor të zbatueshëm, për të siguruar paqen në rajon.
Trump pas sulmeve ndaj anijeve të dyshuara me drogë ka urdhëruar një bllokadë totale kundër cisternave të sanksionuara të naftës që udhëtojnë për në ose nga Venezuela.
Ministri i mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino ka deklaruar se ushtria e vendit nuk dekurajohet nga kërcënimet e presidentit Trump. Meksika nga ana tjetë i ka kërkuar OKB-së që të ndërmarrë masa që situata të mos marrë përmasa më të mëdha.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
Organizata Detare: Nis evakuimi i mbi 11 mijë detarëve të bllokuar në Gjirin Persik
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 20:40 Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq