Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
Sezoni veror ka nisur, por shqiptarët po tregohen më të kujdesshëm në rezervimin e pushimeve. Agjencitë turistike thonë se, ndryshe nga vitet e kaluara, rezervimet nga pushuesit shqiptarë janë më të pakta dhe një pjesë e mirë e tyre po zgjedhin të presin deri në momentin e fundit.
Nga turistët e huaj vërehet një rritje, por edhe nga shqiptarët, nëse e marrim gjatë gjithë vitit, ka pasur më shumë udhëtime. Për sezonin veror, megjithatë, rezulton se nuk është si vitet e tjera, pasi ka më pak rezervime.
Për sezonin veror, kërkesa nga shqiptarët nuk ka qenë në nivelet e zakonshme. Agjencitë vlerësojnë se rritja e çmimit të karburanteve dhe kostot më të larta të transportit ajror kanë ndikuar në çmimet e paketave turistike. Po ashtu, zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë bërë që shumë familje të shtyjnë vendimin për pushimet ose t’i rezervojnë ato në çastet e fundit.
Rritja është maksimalisht deri në 10%. Kjo lidhet me rritjen e çmimit të naftës dhe kostove të kompanive ajrore, të cilat ndikojnë në zinxhir edhe te çmimet e paketave turistike. Një pjesë e pushuesve i kanë bërë rezervimet herët. Megjithatë, pas nisjes së luftës, kërkesa u ngadalësua dhe shumë shqiptarë kanë zgjedhur t’i lënë rezervimet për momentin e fundit.
Edhe këtë verë, destinacionet më të kërkuara nga shqiptarët mbeten Turqia dhe Greqia, ndërsa interes ka edhe për Sardenjën dhe disa zona të Spanjës, të cilat vijojnë të tërheqin pushuesit me ofertat dhe kushtet që ofrojnë.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan
GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 20:06 Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan
- 20:04 Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
- 20:03 GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana
- 20:00 Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve