Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë.
Në deklaratën publike drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve, ai renditi një sërë kërkesash, duke theksuar se protesta është paqësore dhe mbarëpopullore dhe kërkon:
“1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.
3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.
4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.
5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Po ashtu, ai rikujtoi edhe kërkesat e mëparshme, si anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e “Paktit të Maleve” dhe statusit të investitorit strategjik.
Sipas tij, këto përbëjnë “kontratën e re sociale” mes qytetarëve dhe shtetit, ndërsa theksoi se çdo veprim i mëtejshëm do të vendoset pas diskutimeve me qytetarët, duke nënvizuar vijimin e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në përmbushjen e kërkesave.
Situata del jashtë kontrollit, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje të forta me policinë
Presidenti Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi: Pakënaqësia të mos shprehet me dhunë!
Protestuesit sulmojnë me shishe molotovë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë (VIDEO)
- 17:33 Situata del jashtë kontrollit, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje të forta me policinë
- 17:30 Presidenti Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi: Pakënaqësia të mos shprehet me dhunë!
- 17:18 Protestuesit sulmojnë me shishe molotovë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë (VIDEO)
- 17:13 Protestuesit mësyjnë institucionet, pas Ministrisë së Ekonomisë, tentojnë të hyjnë brenda KQZ, policia përdor gaz lotsjellës
- 17:00 Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Ekonomisë
- 16:56 Protesta në Tiranë, reagon ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon dhunën